07 March 2009

Juventus do të bëjë ofertë për Decon

Klubi italian Juventus, raportohet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë të vlefshme 6 milionë euro në drejtim të Chelseat, për të marrë shërbimet e mesfushorit Deco.
The Sun shkruan se portugezi u soll në Chelsea nga Barcelona për një shumë prej 8 milionë eurosh, nga ish-trajneri Philipe Scolari, i cili e kishte menaxhuar atë edhe në kombëtaren e portugalisë.
:Por Deco dështoi të gjejë një qëndrueshmëri në ekip dhe tash pas largimit të Scolarit është në pikëpyetje edhe qëndrimi i tij.
:Mediat italiane shkruajnë se trajneri aktual i Juventusit, Claudio Ranieri, dëshiron që Deco të zëvendësojë Pavel Nedved, i cili pritet të largohet nga futbolli këtë verë.
:Juventusi gjatë të martës pret në Olimpiko ekipin e Chelseat në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Stamford Bridge pati përfunduar me rezultat minimal, 1-0, për ekipin anglez.

No comments:

Post a Comment