20 March 2009

Guardiola kërkon Higuainin


Shtypi spanjoll ka spekuluar se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke e përcjellë sulmuesin e rivalëve të përbetuar të Real Madridit, Gonzalo Higuain.
Sipas të përditshmes “Marca”, Guardiola dëshiron ta transferojë në Camp Nou sulmuesin e Los Blancos, pasi që trajnerit i pëlqen shumë teknika dhe aftësitë sulmuese të 21-vjeçarit. Higuain po kalon një formë shumë të mirë te Mbretërit, mirëpo përkundër kësaj e ardhmja e tij ende mbetet e pavendosur deri pas zgjedhjeve presidenciale te Reali.

No comments:

Post a Comment