22 March 2009

Guardiola i pakënaqur me spekulimet e mediave

Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola

Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i pakënaqur me mediat lokale të cilat aq shpesh përmendin largimet e lojtarëve sulmues të klubit në fund të sezonit.

“Samuel Eto'o nuk meriton aq shumë spekulime për largimin e tij. Gjatë sezonit po ashtu kam lexuar për nënshkrime me sulmues, ose se Frank Ribery tashmë është i joni”, ka thënë Guardiola.
“Mund ta kuptoj këtë kur ekipi dështon, por nuk e di se pse kjo ndodh për momentin. Eto'o nuk e meriton këtë. E ardhmja e tij do të vendoset në kohën e duhur”, ka shtuar trajneri spanjoll.

No comments:

Post a Comment