Mediat franceze përcjellin lajmin se mesfushori i Bordeaux, Yohan Gourcuff, është caku i ri i klubit mbretëror, Real Madrid.
Gourcuff, i cili ende është në pronë të Milanit, këtë sezon është i huazuar në radhët e ekipit francez Bordeaux, ku francezi është një lider dhe po shkëlqen.
Bordeaux do të mund ta blejë kartonin e Gourcuff nëse paguan shumën e caktuar para fundit të afatit kalimtar. Por për shërbimet e të riut janë të interesuar edhe shumë ekipe evropiane, mes të tjerave edhe Bayern Munich.
Shkrimet e fundit në mediat franceze e lidhin mesfushorin me një kalim në kampionatin spanjoll, tek Real Madridi.
L’Equipe ka shkruar se Gourcouf dhe babai i tij gjatë vikendit ishin takuar me agjentin Alain Migliaccio, i cili ka raporte të mira me Realin, ku është diskutuar mundësia e kalimit të tij tek kampioni i Spanjës.
23 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment