20 March 2009

Galiani-tifozëve: Merkato do të jetë e varfër

Numri dy i klubit kuqezi nuk parashikon blerje të mëdha në verën që vjen: Pa fitime, nuk konkurrojmë dot

Ndeshjet e kampionatit në orare të ndryshme po, SuperLigë jo. Adriano Galiani jep mendimin e tij mbi të rejat dhe propozimet e fundit që vijnë nga UEFA: “Jam dakord me linjën që ndjekin vendet me futboll të zhvilluar sa i përket aspektit televiziv. Natyrisht që e vlerësoj këtë nisëm, - pranoi administratori i deleguar kuqezi. - Koboli nuk dinte asgjë? As unë, e vendosi Liga”. Mbi SuperLigën europiane, ai tha: “Nuk ekziston, jemi në kontakt me krerët europianë dhe me Platininë as që kemi biseduar”.

Është vetëm një shaka pranverore”.
Galiani kthehet më pas te vendimi i fundit i Ligës për zhvillimin e ndeshjeve në orare të ndryshme: “Kur unë isha presidenti i Ligës, vendosëm që t’i hiqnim ndeshjet e së shtunës, sepse është e qartë që lojtarët amerikanolatinë kthehen të premten nga udhëtimet e gjata me kombëtaret dhe më duket një gjë logjike. Anglezët, ndonëse e thonë të gjithë, nuk është se i zhvillojnë ndeshjet në orën 13:00 për problemin e alkoolit, por sepse ai është orari i parë në tregun oriental në Kinë e Japoni, ku vijnë shumë fitime”.

Ndryshon mendimi mbi ligën europiane të propozuar nga presidenti i UEFA-s, Platini: “Janë shitur që tani të drejtat e transmetimit të Championsit për tri sezonet e ardhshme me këtë formulë, ndaj është e pamendueshme që të ndryshojë të paktën për tre vjet”. Ndërkohë, të përditshmet angleze duket se kanë lëshuar një farë bojkotazhi për finalen e Championsit në Romë: “Italia është një vend i denjë, - vazhdoi Galiani, - nëse e ka zgjedhur UEFA s’është problem, por jam dakord kur anglezët ankohen, sepse stadiumet tona kanë pista atletike. Përveç se janë në pronësi të Bashkisë dhe janë stadiumet më të shëmtuara, ku shihet shumë keq nga prapa, kemi edhe pista atletike.

Është absurde, bëhet një garë e atletikës së lehtë çdo 27 vjet dhe spektatorët detyrohen të shohin ndeshje të tilla. Në të ardhmen, çdo skuadër duhet të ketë stadiumin e vet personal dhe pa pista atletike, siç ndodh në të gjithë botën”. Galiani pastaj mendon për ndeshjen e së dielës me Napolin e Donadonit: “Kështu është jeta, për fat të keq e lamë të ikte. Jam i kënaqur për Roberton që gjeti një ekip të rëndësishëm pas kombëtares”. Seria A ndërkohë rrezikon të humbasë ndonjë lojtar kampion.

“Shpresojmë që jo, po diagnoza është gjithnjë e njëjtë, - reagoi numri dy i Milanit, - anglezët fitojnë dyfishin dhe kanë më shumë burime e të ardhura. Spanjollët fitojnë aq sa ne, por kanë ligje të tjera mbi fiskalitetin. Nëse ne nuk i ndryshojnë stadiumet, do ta shihni çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme.

Pa fitime, nuk konkurron dot”. Në krizën ekonomike aktuale, Galiani paralajmëron tifozët e Milanit dhe jo vetëm: “Të presin, - njoftoi ai, - një merkato verore të gjatë, të varfër dhe të vështirë, me këmbime lojtarësh, por me një qarkullim të pakët të parave, me përjashtim të pak klubeve. Kjo është mëse e sigurt. Portieri? Nuk do t’i ndryshojmë portierët as për vitin që vjen. Në vitet e kaluara me Didën e Kalaçin fituam Championsin dhe Botërorin për klube, ndaj do të vazhdojmë para me ata dhe të presim Abiatin”.

No comments:

Post a Comment