07 March 2009

Ferguson pëlqen lojën e Luka Modric

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka zbuluar se kolegu i tij nga Manchester United, Sir Alex Ferguson, është një tifoz i madh i Luka Modric.
“Ai mund të luajë për cilindo. Është një futbollist fantastik me tru të madh. Nuk është ai që prita kur erdha këtu. Ai është një djalosh i vogël, por është i fuqishëm”, ka thënë Redknapp.
“Alex mendoi se Luka ishte fantastik (në finalen e Kupës Carling). Ai nxori John O’Shea jashtë dhe ndryshoi sistemin. Luka iu shkaktonte shumë probleme”, shton trajneri.

No comments:

Post a Comment