04 March 2009

Edhe Tottenhami pas Krkicit


Skuadra nga Liga Premier, Tottenham Hotspur, i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Bojan Krkic.
“Mirror” njofton se Spursat dëshirojnë ta marrin 18-vjeçarin në formë huazimi.
Spanjolli me prejardhje serbe nuk mund të zë vend në formacionin bazë të Barcelonës këtë sezon duke parë formën e shkëlqyer që kanë treguar tre lojtarët në fazën e sulmit te Blaugranët, prandaj kohëve të fundit po spekulohet për largimin e tij nga Camp Nou.

No comments:

Post a Comment