03 March 2009

Drogba mban gjallë shpresat e Chelseat

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka shënuar golin e fitores në ndeshjen që Chelsea e zhvilloi në Fratton Park kundër Portsmouthit.
Drogba shënoi pas 79 minutash lojë, pas një dështimi të mbrojtësit të Portsmouth, Sol Campbell, të ndalojë një harkim të Jose Bosingwas.

Fitorja e pestë radhazi e Chelseat mban gjallë shpresat për titull të ekipit londinez, që e ngushton diferencën ndaj liderit, Manchester United, në katër pikë.

Rezultati ruajti rekordin perfekt të Guus Hiddink që nga arritja e tij, por si edhe ajo prej 2-1 në fundjavë ndaj Wiganit, edhe kjo fitore ishte mjaft e vështirë për Chelsean që është larg nga forma më e mirë.

No comments:

Post a Comment