20 March 2009
Del Piero: Do të japim më shumë se 100%
Që Alesandro Del Piero është idhulli i popullit bardhezi nuk është një gjë e re. Numri 10 i Juventusit ndodhej, në fakt, atje bashkë me De Çeljen dhe Kimentin, për një mbrëmje të një klubi tifozësh të Juves. Të gjithë këndojnë, rreth 800 njerëz, që i kanë sytë të drejtuar nga “Pinturikio”. Aleks është i “ftuari i nderit” i mbrëmjes, me gjithë respektin për shokët e tij të skuadrës, dhe ka menduar të bëjë një premtim: “Nuk do të japim 100%, por më shumë. Tifozët tanë e meritojnë dhe duartrokitjet në përfundim të ndeshjes me Çelsin na kanë pëlqyer shumë”, ka thënë kapiteni. Roma është paralajmëruar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment