03 March 2009

Behrami i shpëton thyerjes, por mungon ndaj Wiganit

Mesfushori shqiptar i West Hamit, Valon Behrami, do të mungojë në ndeshjen e nesërme të cilën ekipi i tij do ta zhvillojë në fushë të Wiganit.
Behrami u nxor jashtë fushe me maskë oksigjeni, për shkak të një lëndimi në gju në ndeshjen e të dielës ndaj Manchester Cityt.
Por lëndimi i tij nuk doli aq serioz sa u duk në fillim. Pas testeve të bëra u vërtetua se Behrami nuk kishte thyerje dhe do të rikthehet në fushë më shpejt se që u mendua.
Megjithatë trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, refuzon të japë një datë se kur mund të rikthehet mesfushori shqiptar.
Ajo që është e sigurt, kosovari me nënshtetësi zvicerane do të mungojë në ndeshjen e nesërme përballë Wiganit.

No comments:

Post a Comment