03 March 2009
Aguero: Qëndroj nëse dëshiron Atletiko
Kun Aguero i qëndron larg interesimit të skuadrës së Interit. Futbollisti i Atletikos së Madridit, në një intervistë për AS, është shprehur i gatshëm për të qëndruar tek kjo skuadër, nëse këtë e dëshirojnë drejtuesit. “Nëse Atletiko më kërkon të qëndroj, unë do ta bëj këtë. Këtu më kanë trajtuar mirë”, shprehet argjentinasi Aguero. Sulmuesi argjentinas ishte mjaft vendimtar në suksesin e Atletikos në përballjen me Barcelonën. Kun Aguero, së bashku me shokët e tij, ka përpara një sfidë të vështirë me Porton për Ligën e Kampioneve.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment