01 March 2009

Aguero dëshiron të largohet nga Atletico Madrid për në Barcelonë

Është Katalunia dhe jo Italia destinacioni i preferuar i El Kun për sezonin e ardhshëm.
Barcelona është e para në garë për blerjen e Sergio Aguero nga Atletico Madrid në fund të sezonit. Atgjentinasi
Sipas Sport, Aguero është i zhdënjyer me jetën e tij tek Vicente Calderon. Mundësitë e tij kanë qenë të limituara javët e fundit, sidomos me zavendësimin në minutën e 55 minutes në Champions League kundër Portos.
Pas ndeshjes argjentinasi i ka kërkuar kompanisë IMG (International Management Group), që e reprezenton, që të gjejë blerës, klauzola e të cilit është €55 milionë euro.
Përkundër dëshirës së Diego Maradonës, trajneri i kombëtarës së tij dhe babai i gruas së tij, Aguero do ta refuzojë kalimin tek Inter dhe do t'i bashkohet shokut të tij Lionel Messi në Barcelonë. Në të vërtetë, thuhet se ekipi the Blaugrana ka një marrëveshje gojore me ekipin e Atletico në lidhje me Aguero.
Kontrata e Agueros skadon në vitin 2012 dhe paga e tij vjetore është €3 milionë euro

No comments:

Post a Comment