07 May 2009

Sergio Ramos : Preferoj që Barcelona të fitojë Champion League

Mbrojtësi andaluzian i Realit të Madridit Sergio Ramos, ka uruar publikisht Barcelonën për kalimin e sajë në finale të Ligës së Kampionëve , dhe ka krahasuar lojën e Chelsea, duke thënë që ky lloj i ndeshjes mundë ti kishte dhënë Real Madrid më shumë opsione në El Clasico.

“ Nuk patëm një ditë të mirë dhe Barcelona tregoi një lojë shumë të mirë në Bernabeu. Ishin shumë superior. Ne duhet të shikojmë forcën e tyre dhe të mësojmë, ashtu siç bëri Chelsea. Nuk bëri një ndeshje të mirë, por ajo arriti ti kundërvihet mirë”

“ Dhe mbi të gjitha jamë spanjoll dhe preferoja që Barcelona të jetë në finalë të Chmapion Ligë, se sa një ekip Anglez. Sot për sot është më e mira”.

Së fundmi, Ramos i uroi Andres Iniestas për golin vendimtarë që shënoi, gol që i bleu biletën Barcës për në finale :

“ Më vjen shumë mirë për Iniestan të cilin e konsideroj si partner të kombëtares dhe mbi të gjitha si një mik.

Është e bukur të shohësh që një lojtarë që vjen nga të rinjtë e ekipit të Barcës, të çon Barcelonën në një finale të madhe”

No comments:

Post a Comment