08 May 2009

Alvez: Jemi më të mirë se Çelzi

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alvesh, nuk ka fshehur gëzimin për kalimin e skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve dhe e ka quajtur atë plotësisht të merituar,ndaj Chelseas ne Dy ndeshje ne Camp nou dhe Stemford Bridge...
“Kualifikimi ynë është fitore e futbollit. Kaluam në finale duke iu falënderuar kualitetin tonë. Në asnjë moment nuk jemi ndalur dhe nuk kemi lejuar një rënie psikike.
Ata janë skuadër e fortë, por ne jemi më të mirë”, ka thënë Alvesh. Ai ka thënë se synimi i skuadrës së tij do të jetë që të fitojë kurorën e trefishtë. “Ambicia jonë tashmë do të jetë trofeu i Ligës së Kampionëve, titulli i kampionit në Spanjë dhe Kupa e Mbretit të Spanjës, ngase nuk të ofrohet shpesh rasti për të fituar tre trofe brenda një edicioni”, ka nënvizuar Alvesh.

No comments:

Post a Comment