07 May 2009

Pse barazoi Chelsea ?

Mbrëmë u bëmë të gjithë dëshmitarë të një ndeshje madhështore që nuk flasin minutat por flasin sekondat. Chelsea aq mirë e kishte studiuar barcelonën që asnjë ekip deri më tani nuk e kishte bërë. Çdo top që merrnin Etto, Iniesta dhe Messi kishin tre futbollist të Chelsea përpara. Kjo performancë e Chelsea e bllokoi Barcelonën. Një gol i shënuar nga Chelsea në fillim të ndeshjes të gjithë thonim so të ketë gola.! Mirpo jo Chelsea bërë një mbrojtje burrërore por edhe pasimet që vinin nga mbrotja e Chelsea ishin aq të sakta saqë cdo pasim i Chelsea ishte rrezik për golin e barcelonës. Ndoshta e meritonte finalen për një ndeshje të luajtur mirë, mirpo referi ishte ai i cili nuk ia dha vizen për në Romë. Një penalti nuk ju dha Chelsea por edhe një karton të kuq Barcelona e morri pa të drejtë. Dy pika që kuntribuan shumë për rrjedhjen e ndeshjes. Chelsea ishte i njëjtë në dy ndeshjet nuk dha rast për gol Barcelonës,mirpo një gabim në minutën 93 pikërishtë nga heroi i ndeshjes bëri që Chelsea të mbetët në Londër. Dani Alves asnjë krosim nuk e dha ashtu siq duhet deri në minutën e 93. A mund të themi se Barcelonës i duhet vetëm një rast dhe përmbyllë ndeshjen. Me siguri se po ishte krosimi i vetëm i sakt i Alves dhe erdhi goli i Iniestas. Më në fund Barcelona arriti në finale që përsëri do të ketë një ekip Anglez Man Unitedin. Shpresojmë që në Romë të shikojmë një ndeshje finale ashtu siq u ka hije burrave.
S.M

No comments:

Post a Comment