19 May 2009

Messi shpreh dashurinë për Argjentinën

Lionel Messi, Foto: AFP

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka thënë shtypit se do të kishte dashur ta mbyllë karrierën me një skuadër argjentinase, pasi që t’i përfundojë kontrata me Barcelonën. “Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën në Argjentinë, sepse është ëndërr e imja të luaj atje. Si fëmijë shkoja nëpër stadiume dhe dëshiroj që ta përjetoj sërish të njëjtën gjë edhe në të ardhmen”.
“Ajo që dëshiroj është të luaj në Ligën e Argjentinës, të shoh si luhet futbolli atje”.
“Jeta në Argjentinë është shumë ndryshe. Këtu kam shumë qetësi, mirëpo mbi të gjitha, Argjentina është Argjentina”, ka thënë Messi.

No comments:

Post a Comment