13 May 2009

Messi deshiron ket sezon te gjith trofet

Barcelona këtë sezon ka mundësinë të fitojë të gjitha garat në të cilat është pjesëmarrëse. Veç Ligës së Kampioneve...
Përballë liges se Kampioneve do të ketë Mançesterin në finale, katalanasit do të përballen sonte në mbrëmje me Atliko Bilbaon për finalen e Kupës së Mbretit.
Kjo finale është një mundësi e shkëlqyer për skuadrën e Pep Guardiolës për ta filluar në mënyrën më të mirë fushatën e fundit të këtij sezoni. Në kampionat Barcelona thuajse e ka të fituar titullin, pasi ndodhet e shkëputur me 8 pikë nga Reali i vendit të dytë kur duhen edhe 3 javë nga fundi.
Kupën e Mbretit e dëshiron shumë edhe futbollisti më i mirë i kësaj skuadre, Lionel Messi i cili kërkon të marrë maksimumin e mundshëm nga ky sezon.
E dua këtë trofe. Asnjë herë më parë nuk e kam fituar, dhe kjo më motivon më tepër. Pres një ndeshje të vështirë, pasi kundërshtarët tanë janë të tillë. Atletik Bilbao është një ekip për tu respektuar. Kjo është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë”, deklaron Leo Messi.
Ndeshja finale e Kupës së Mbretit mes Atletik Bilbaos dhe Barcelonës do të zhvillohet sonte në orën 22:00 në stadiumin “Mestaja” të Valencias.

No comments:

Post a Comment