18 May 2009

Kaka, Ronaldo dhe Messi, dëshirat e Gutit

Ronaldo, Kaka dhe Messi. Foto: Footy Football

Mesfushori i Real Madridit, Guti, shpreson që skuadra e tij të transferojë disa emra të mëdhenj gjatë afatit kalimtar veror. “Shpresoj të vijnë Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Për Madridin duhet të luajnë lojtarët më të mirë në botë”.
“Presim që me ardhjen e tij (Florentino Perezit) të fillojë një projekt i madh, me lojtarë të mëdhenj të cilët do të qëndrojnë në skuadër dhe do të fitojnë shumë tituj”, ka thënë Guti për “Cuatro”, edhe pse ardhja e lojtarëve të mëdhenj do të thoshte se ai duhet të jetë lojtarë rezervë.

No comments:

Post a Comment