09 May 2009

Kaka: Man Utd-Barca, finalja e duhur

Sipas yllit të Milanit Ricardo Kaka-s finalistët e këtij sezoni në ligën e kampionëve janë dy skuadrat të cilat e kanë merituar të jenë në Romë. " Kjo është finalja e duhur. Këto dy ekipe e kanë merituar të jenë në finale dhe për adhuruesit e futbollit kjo ndeshjet do të jetë një kënaqësi për ta parë. Përderisa Barcelona të kënaq kur ta shikosh edhe Manchester Unitedi ka lojëtarë të jashtëzakonshëm" tha për La Republica Ricardo Kaka.

No comments:

Post a Comment