Mjergull e fortë rreth së ardhmes së Zllatan Ibrahimoviçit. Një “rreze dielli” gjithsesi duket se vjen nga Barcelona, ku janë gati ta marrin suedezin nga Interi.Për momentin, zikaltrit nuk janë kontaktuar akoma nga presidenti Joan Laporta, por menaxheri i sulmuesit suedez, Mino Raiola, paska që tani një marrëveshje me katalanasit, bazuar mbi një ulje me dëshirë të rrogës prej 9 milionë eurosh në sezon. Në këmbim, në Milano duan ama 70 milionë euro. Dhe synojnë kamerunasin Samuel Eto. Konfirmimi i këtyre bisedimeve në stad të avancuar, paska ardhur nga “jo”-ja e vetë Raiolës ndaj Çelsit të Abramoviçit.Pengesa kryesore për transferimin e Ibrës te Barcelona ishte rroga e lartë. Finalistët e Ligës së Kampioneve e paguajnë më pak se 8 milionë euro yllin e tyre të “klasit të parë”, Lionel Messi dhe nuk kanë aspak ndër mend të konfirmojnë se janë gati të japin 12 milionë euro, aq sa merr aktualish “Gjeniu” nga Malmoe në klubin e Moratit.Por për t’u transferuar në skuadrën që në fund të muajit mund të shpallet kampione e Europës, Zllatani qenka i gatshëm për ta bërë këtë sakrificë, duke kompensuar ndoshta ndonjë lëvizje “extra”. Fakt është që në klubin zikaltër, janë të gatshëm të presin për bisedime drejtuesit katalanas vetëm nëse këta të fundit nisen nga një ofertë bazë prej 70 milionë eurosh. Vetëm kështu Morati do të mund të ulet në tryezën e bisedimeve. Për një zëvendës të mundshëm të Ibrës, nuk është nevoja të ndryshohen ndërmjetësit, duke parë që ëndrra i përgjigjet emrit të Samuel Etosë.Sulmuesi i shpejtë kamerunas mund të jetë shumë i përshtatshëm për Hoze Mourinjon. Ndër të tjera, nga Anglia vijnë lajme që Eto qenka i dyzuar përballë një oferte shumë të pasur të propozuar nga sheikët arabë të Mançester Sitit. Në një rast të tillë Interi do ta kishte më shumë të vështirë të bisedojë me Barçën. Por është shpejt për të hyrë në këto detaje.
15 May 2009
Ibrahimovic drejt Barcës nese e ul rrogën
Manaxheri i Suedezit Raiola Paska ka nje marrëveshje me katalanasit.Por Interi e shet per 70 Milion.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment