Guardiola flet për finalen: Nuk do të heqim dorë nga loja jonë sulmuese edhe përballë Mançesterit
Trajneri i Barcelonës, Josep Guardiola, është i mendimit se finalja e Ligës së Kampionëve kundër Mançester Juanjtedit në Romë do të jetë një finale klasike. Me qëllim të përgatitjes së strategjisë së tij, Guardiola do t’i kalojë tri javët e ardhshme, duke parë video të ndeshjeve të Junajtedit, përfshirë edhe gjysmëfinalen e fituar vjet kundër Barcelonës.Por ai ka theksuar se skuadra nuk do të ndryshojë shumë në lojën e saj sulmuese, që ka sjellë 147 golat e shënuar këtë sezon. “Ne nuk do të ndryshojmë lojën tonë, që konsiston në marrjen e topit nga kundërshtari, në qarkullimin e tij dhe në krijimin e rasteve. Mançesteri është skuadra kampione në fuqi e Europës, një skuadër e jashtëzakonshme me një trajner me përvojë të madhe.Por ne jemi Barcelona. Mendoj se do të jetë një finale e bukur, sepse ne do të sulmojmë dhe do të shënojmë gola. Dhe ata e dinë këtë”. Kualifikimi i së mërkurës, që ka pasuar fitoren e thellë kundër Realit të Madridit, i ka dhënë mundësinë Guardiolës të fitojë ligën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve në vitin e debutimit të tij. “Nuk prisja rezultate kaq të mira në sezonin e parë të debutimit tim”, ka thënë Guardiola.Por ne jemi këtu ku jemi dhe tani duhet të fitojmë kampionatin që të përgatitemi për finalen e Romës pas tri javësh”. Guardiola ishte po aq i lumtur për golin e shënuar nga Andres Injesta, po aq sa ishte i shqetësuar edhe për mungesat e Daniel Alvesit dhe Erik Abidalit, të cilët nuk do të jenë në finale për shkak të kartonëve të marrë kundër Çelsit. “Jam shumë i lumtur për Injestën, një lojtar i ri që përfaqëson më së miri imazhin e Barcelonës.Ai kritikohet shumë që nuk shënon gola sa duhet, por kritikat do të marrin fund këtu shpresoj, pasi ai ka shënuar njërin ndër golat më të rëndësishëm të historisë së klubit tonë”. Guardiola shtoi: “Danieli dhe Eriku janë të lumtur që jemi në finale, por do të jetë e vështirë për ata që nuk do të luajnë në finale. Fola me Danielin para ndeshjes dhe i thashë se duhet të kontrollojë veten që të mos marrë karton, se ndryshe nuk do të jetë në finale. Por ai luan me emocione dhe ndonjëherë është e vështirë të përmbahet.

No comments:
Post a Comment