07 May 2009

Guardiola: E kuptoj zhgënjimin e Çelzit

Pepe Guardiola, është përgjigjur në mënyrë diplomatike për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Çelzit në “Stamford Bridge
Mund ta kuptoj kampin e Çelzit që janë të zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari norvegjez. Nuk i kam parë ato penallti, për të cilat skuadra londineze thotë se kanë ekzistuar. Megjithatë e la të hapur mundësinë se ato vërtet kanë ekzistuar”, ka thënë Guardiola. Më pas trajneri i ri spanjoll ka folur për skuadrën e tij. “Kemi merituar të jemi në finale. U përpoqëm të luajmë lojën tonë, të kemi sa më shumë topin në zotërim dhe të krijojmë raste. U angazhuam për fitore, edhe pse nuk kishim shumë raste shënimi. Megjithatë, që të jem i sinqert kam pritur një presion shumë më të madh nga Çelzi. Mos harroni se 25 minuta kemi luajtur me një futbollist më pak, kurse Çelzi në atë periudhë loje u tërhoq në mbrojtje. E kishim shumë të vështirë të luanim edhe 11 me 11, e lëre më me një futbollist më pak. Por, për këtë arsye jemi edhe më të lumtur që arritëm të shënojmë me një futbollist më pak në fushë”, ka përfunduar Guardiola.

No comments:

Post a Comment