03 May 2009

Guardiola dëshiron Ribery dhe Villa tek Barcelona

Burime shumë te afërta me klubin, i kan dhënë një informacion një gazete angleze qe trajnjeri, Pep Guardiola, sheh tek këta dy lojtarë aftësi përfekte për ta shoqëruar Leo Messi-n në sulm në sezonin e ardhëshëm.

Megjithatë, gazeta britanike siguron që i vetmi problem për ti sjellë këta dy lojtarë tek Barcelona është kostoja e lartë që kanë këta lojtarë.

Kjo vërtetohet, me faktin që, Valencia nuk do të pranojë një shumë më të vogël se 30 milion euro për ta liruar yllin e sajë, për të cilin gjithashtu pretendon Manchester United. Mirëpo, Barcelona ka një përparsi, për faktin se ndoshta Villa dëshiron të qëndroj në futbollin Spanjoll

Në anën tjetër , “ The Telegraph” siguron që Barcelona mundë të paguaj 25 milion euro për lojtarin e Bayern Franck Ribery. Një operacion që gjithashtu mundë të përfshijë një kalim të mundshëm tek Bayern të njërit prej lojtarëve të Barcës Hleb ose Gudjohnsen.

Zgjidhja e problemit financiar sipas burimt Anglez është : Kalimi i Etoo tek Chelsea, që do të siguronte një shumë të majme parashë

No comments:

Post a Comment