20 May 2009

Ferguson: Liga e Kampionëve më e mirë se Kupa Botërore

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e vlerëson Ligën e Kampionëve një garë shumë më të mirë se Kupa Botërore.
“Ka shumë ndeshje të mira në Kupën Botërore, por në përgjithësi kualiteti i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, sipas pikëpamjes time, është shumë më i lartë”, ka thënë Ferguson.
“Mendoj se, mbi të gjitha, Liga e Kampionëve është vështirë të mposhtet kur është fjala për qëndrueshmëri, kualitet dhe dramë. Kupa Botërore zhvillohet çdo katër vite dhe gjithmonë ndodhin ndryshime të mëdha me largimin e shumë lojtarëve dhe trajnerëve dhe vazhdimësia pastaj prishet”, ka thënë skocezi.

No comments:

Post a Comment