15 May 2009

Barcelona, thjesht skuadra ma e mir!

Barcelona ësht skuadra më e mir për klubin e Athletiko Bilbaos
Se kush është ekipi më i mirë i Spanjës, u tregua atje. Në finalen e Kupës së Mbretit, në “Mestalla”. Pamë në 20 minutat e para të pjesës së parë një Atletiko që kërkonte të bënte diçka, por me kaq mbaroi edhe “misioni” i tij. Ndërsa qëndresa e Bilbaos përfundoi këtu, nuk vonoi të shfaqej si në tërë këtë edicion, të cilit po i afrohet fundi, një skuadër e mrekullueshme, Barcelona. Me kalimin e minutave, katalanasit morën terren të madh të fushës së lojës dhe shkatërruan një rival, të mbërritur në finale të Kupës së Mbretit, por të paaftë për të mbajtur ritmin e formacionit të Guardiolës. Ky i fundit, edhe pse i freskuar, tregoi se, kur fillon të luajë me tërë mend Barcelona, topi lëviz aq shpejt për kundërshtarin, sa disa njerëz nuk mund të vrapojnë me të njëjtin tempo edhe me sy. Po kështu, në një vështirësi të tillë vihen edhe futbollistët rivalë në fushën e lojës. Sepse kjo Barcelonë është thjesht më e mira! E fitoi trofeun e parë të këtij sezoni, Kupën e Mbretit në Spanjë, me një autoritet të padiskutueshëm, dërrmues për finalistin tjetër, Atletiko Bilbaon. Askush nuk duhet të harrojë se ai që paraqiti në fushë Guardiola, në finalen në fjalë, ishte një ekip pa pesë “kolonat” mbajtëse të tij, që vështronin gjithçka nga stoli: Valdes, Abidal, Marquez, Iniesta dhe Henry. Edhe kështu, Barcelona ia rrëmbeu Atletikos terrenin e “Mestalla”, edhe trofeun e Kupës së Spanjës. Në Spanjë, katalanasit kanë vendosur mbizotërim absolut. Tashmë mbetet për t’u parë nëse edhe në Europë, në finalen e Ligës së Kampioneve, janë më të mirë se Manchesteri, apo jo. Barcelona fitoi Kupën dhe kështu nisi të bëjë një poster të madh të sezonit të këtij viti. Edhe titullin e kampionatit spanjoll, thuajse e kanë futur në xhep. Mbetet për t’u parë vetëm nëse finalja e Romës flet me të njëjtën gjuhë, për të pikturuar sezonin më të mirë të katalanasve. Edhe pse, pavarësisht se çfarë ndodh në Romë, gjëja më e rëndësishme për këtë klub është fakti se Barça përmbysi trendin e dy viteve të fundit. Thatësira ka mbaruar dhe çensura karshi trofeve është vetëm një kujtim i largët. Direktivat janë përforcuar, kështu që nevojitet të ketë vetëm paqe institucionale.

No comments:

Post a Comment