14 May 2009

Barcelona nis negociatat për Zllatan Ibrahimoviçin

Barcelona interesohet per selmuesin suedez te Interit Zllatan Ibrahimoviç
Zllatan Ibrahimoviç përflitet se mund të kalojë tek skuadra e Barcelonës në mëkaton e verës. Klubi i Interit është i gatshëm ta lërë futbollistin suedez për një shifër prej 100 milionë eurosh. Presidenti i Barcelonës, Huan Laporta, ka shfaqur prej kohësh interesim për sulmuesin, por nuk dihet ende nëse është i gatshëm për të paguar mega shifrën e vendosur nga Interi.
Ndërkohë, mediat italiane, dhe ato spanjolle, deklarojnë se klubi spanjoll do të paguajë 70 milionë euro, plus sulmuesin Samuel Eto. Në fakt, kontrata e këtij të fundit është duke skaduar me katalanasit, por gjithsesi, presidenti i Barcelonës nuk është shprehur ende për këtë çështje.
Ibrahimoviç deklaroi edhe vetë para disa ditësh se mund ta fitojë Ligën e kampioneve edhe me ndonjë ekip tjetër, çka la të hapur mundësinë për t’u larguar nga kampionët e Italisë në fund të këtij sezoni.

No comments:

Post a Comment