16 May 2009

Barcelona kërkon trofeun e dytë mrenda javës

Barcelona mundë te spallet kampion nëse barazon ne Majorkë ose Reali nuk fiton sonte kunder Villarealit
Barça kërkon trofeun e dytë brenda javësBarcelona mund të kurorëzohet kampione ne Primera Divizionit pa luajtur fare këtë javë, nëse Reali i Madridit nuk arrin të mundë Vilarealin. Finalistët e Ligës së Kampionëve, të cilët shpartalluan të mërkurën Atletikon e Bilbaos 4:1 duke fituar Kupën e Mbretit, kanë tetë pikë më shumë se Reali i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe tri javë për t’u luajtur nga kampionati.Po i marrim gjërat shtruar dhe të dielën mund të kemi në dorë trofeun e dytë të këtij sezoni”, ka thënë mbrojtësi Xherard Pike i Barcelonës. Reali i Madridit e ka siguruar vendin e dytë, por janë mundur 6:2 dhe 3:0 në dy ndeshjet e tyre të fundit.Nëse Real Madridi fiton kunder Villarealit , skuadra e Pep Guardiolas ka nevojë vetëm për një pikë në ndeshjen e nesërme kundër Realit të Majorkas, për t’i dhënë fund kampionatit. Katalanasit u detyruan ta shtynin festën, kur javën që shkoi Vilareali barazoi 3-3 në “Nou Camp”, por megjithatë Barcelona vendosi rekordin e pikëve në kampionatin me 20 skuadra, duke shkuar në 86 pikë. Barçës i duhen edhe katër gola për të barazuar rekordin e 107 golave të shënuar nga Reali i Madridit në sezonin 1989/90.

No comments:

Post a Comment