
“Qëllimi ynë është të jemi në finale të Ligës së Kampionëve. Nuk mendoj se ndeshja do të jetë shumë e ndryshme nga takimi i parë, sepse Chelsea nuk do ta ndryshojë stilin e lojës, pasi që ata kështu e kuptojnë futbollin”.
“Ne e kemi vetëm fitoren në mendje dhe ky është qëllimi të cilin duam ta arrijmë, edhe pse e dimë se do të kemi vështirësi të madhe për ta arritur këtë”.
“Megjithatë edhe ne kemi armët tona për ta thyer mbrojtjen e Chelseat dhe do ta shfrytëzojmë formën nëpër të cilën kalojmë tani për tani për t’u kualifikuar në finale”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves për “Sport”.
Përveç fitores, Barcelona mund të takohet me Manchester Unitedin në Romë edhe me një barazim me gola, derisa Chelseat i duhet vetëm fitorja, ose rezultati 0-0, i cili do t’i dërgonte skuadrat në vazhdime.
No comments:
Post a Comment