02 May 2009

Keita: Nuk duhet të humbasim në Real

Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, thotë se për ekipin katalanas më e rëndësishme është të mos humbasë në derbin e nesërm El Clasico ndaj Real Madridit në Bernabeu.

“Jam i sigurt se ata do të jenë të fuqishëm siç janë gjithmonë para tifozëve të tyre dhe duhet të fitojnë, dhe kjo është mirë për ne. Pavarësisht faktit do të jetë një ndeshje e vështirë...”, ka thënë Keita për El Mundo Deportivo.

“Mbi të gjitha ne duhet të udhëtojmë në Madrid për të mos humbur, pastaj. Nëse mund të fitojmë do të ishte e shkëlqyeshme, por e rëndësishme është të mos humbasim”, ka shtuar mesfushori nga Mali.

No comments:

Post a Comment