11 April 2010

“MARCA”, ADIOS PELLEGRINI

image Sipas të gjitha gjasave Pellegrini do të ndahet me Realin në fund të sezonit

Disfata e mbrëmshme e Realit të Madridit në “El Classico-n” e 160-të, kundër Barcelonës, me siguri do të shtyj drejtuesit e skuadrës “mbretërore”, që pas përfundimit të sezonit të ndahen me trajnerin kilian Manuel Pellegrini.
“Koha e Pallegrinit ka mbaruar” – shkruan në numrin e saj të sotshëm e përditshmja më e lexuar sportive në Spanjë, “Marca”. Kontrata e Pellegrinit me Realin skadon në verën e vitit 2011, dhe në rast se drejtuesit e skuadrës nga “Bernabeu”, dëshirojnë që të prishin këtë kontratë atëherë trajnerit kilian duhet që ti paguajnë rreth 5 milion euro, dëmshpërblim. Reali i Madridit edhe pse gjatë këtij sezoni harxhoi para të mëdha në transferimin e shumë yjeve të futbollit botëror si duket, në fund “galaktikat” do mbeten pas asnjë trofe.

MESSI: KEMI BËRË NJË HAP TË MADH DREJT TITULLIT

image Messi: kemi bërë një hap të madh drejt titullit në Spanjë

Fitorja e Barcelonës ndaj Real Madridit në “El Classicon” numër 160-të i ka rritur dukshëm gjasat për skuadrën nga “Kamp Nou”, për të mbrojtur titullin e vitit të kaluar. Një mendim të tillë ndanë edhe super ylli argjentinas Lionel Messi i cili një herrit ishte edhe autor i golit të parë në ndeshjen e mbrëmshme, në “Santiago Bernabeu”.
“A e kemi fituar titullin? Ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Ne kemi disa ndeshje të vështira si mysafir, megjithatë duhet pranuar se kemi bërë një hap të madh dhe jemi shumë pranë titullit. Ndeshja e mbrëmshme ishte një ndeshje e mbyllur për arsye se ekipet respektonin njëri-tjetrin. Ne i patëm rastet dhe i shfrytëzuam, për këtë arsye dhe e fituam ndeshjen”.
I pyetur në lidhje me një krahasim mes tij dhe Ronaldos, Messi u përgjigj:
“Unë kundër Ronaldos? Nuk ishte për atë, ju lutem, Barca ishte superiore ndaj Realit dhe kjo vlen më shumë. Ne morëm tri pikë tejet të rëndësishme. Tani jemi në krye të tabelës dhe kemi gjasa të mira për të mbetur aty deri në fund.
Gazetarët spanjoll nuk lanë pa parashtruar edhe pyetje lidhur me ligën e kampionëve, si dhe mundësinë për të mbrojtur titullin edhe në këtë veprimtari.
“Liga e Kampionëve? Le të shkojmë hap pas hapi. Ne mund të shkruajmë më shumë histori, shumë më shumë nëse na vjen përpara rrugës, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë”, - tha argjentinasi Messi pas përfundimit të ndeshjes me Realin.

VALDANO: NUK DORËZOHEMI

image Valdano: shpresojmë për një rast të dytë

Edhe përkundër faktit që skuadra e trajnerit Pep Guardiola, Barcelona ju dha një leksion të vërtetë futbolli në Bernabeu, futbollistëve të Realit, megjithatë drejtori sportiv i Horhe Valdano, ka refuzuar të pranojë humbjen ndaj Barcelonës në “El Classico-n” e 160-të.
“Ne duhet të mbajmë qetësinë. Ne duhet të dimë çfarë të bëjmë me shtatë ndeshjet e mbetura dhe të luftojmë deri në fund. Shtatë ndeshje më parë, Barcelona ishte pesë pikë para nesh dhe ne ishim në gjendje për të zvogëluar atë epërsi që kishte skuadra nga “Kamp Nou”. Tani shpresojmë për një rast të dytë. E di që tifozët janë të zhgënjyer, mirëpo shfrytëzoj rastin ti falënderoj ata që qëndruan prapa skuadrës. Nuk mund të flas keq për ekipin pasi që ne jemi mësuar të luftojmë deri në fund”, - u shpreh Valdano pas sfidës.

PELLEGRINI: HUMBËM NDAJ NJË EKIPI SUPERIOR

image Pellegrini: kjo është një humbje e rëndë

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ishte tej mase i zhgënjyer me humbjen E skuadrës së tij para tifozëve në “Santiago Bernabeu”.
“Ndjehem i frustruar dhe i pafuqishëm. Ne kemi mundur të bëjmë më shumë. Barcelona nuk ishte si në ndeshjet tjera, por ajo shënoi e para dhe kjo e bëri më të fortë. Ne jemi në gjendje për më shumë se saqë kemi treguar. Ne jemi ekip i njëjtë ashtu siç kemi luajtur kohëve të fundit, por ndaj Barcës ne nxituam së tepërmi. Në fund humbëm ndaj një ekipi superior. Kanë mbetur edhe 21 pikë për të cilat duhet luftuar dhe ne nuk do të dorëzohemi. Ne do ta detyrojmë Barcelonën t’i fitojë ndeshjet. Ata e kanë gjithashtu Ligën e Kampionëve. Nëse bëjmë presion ne kemi gjasa”.
“Është humbje e rëndë kjo, por është dhe një rrugë e gjatë deri te titulli. Nuk mendoj se sot është kurorëzuar kampioni i Spanjës”, deklaroi Pellegrini.

GUARDIOLA: FITUAM ME ZEMËR

image Guardiola: kemi fituar një ndeshje të rëndësishme

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola pas fitores së mbrëmshme ndaj Realit 2-0, ka thënë se fitorja është arritur me kurajë dhe zemër dhe se futbollistët e tij kanë dhënë më të mirën nga vetja.
“Ne erdhëm nga pozita e dytë për t’i mposhtur liderët dhe ne kemi fituar një ndeshje tejet të rëndësishme. Kjo është një fitore e madhe, pasi që kemi bërë një hap të rëndësishëm edhe pse në lojë kanë mbetur edhe 21 pikë. Ne kemi studiuar shumë ndeshje të Realit dhe e kemi parë që është tmerrësisht i rrezikshëm në kundërsulme. Ne ishim të ngurtë dhe fusha ishte e rrëshqitshme në fillim, por goli na qetësoi dhe më pas e patëm kontrollin e topit. Na është dashur zemër dhe kurajë që të fitojmë këtu pasi që askush nuk e kishte bërë më parë këtë sezon në këtë fushë. Ata kanë thellësi në lojën e tyre dhe është një ekip që ka një mesatare prej tre golash për ndeshje. Reali është ekip i frikshëm, por sot, ata kanë pasur vetëm një ose dy raste të cilat u krijuan pasi ne humbëm topin”.

BARCELONA ‘SHASHTIS’ REALIN NË ‘BERNABEU’

image Mesi dhe pedro festojnë shënimin e golave në "Bernabeu"

Barcelona mundi Realin në Madrid dhe dëshmoi edhe njëherë se përse është kampione aktuale e Europës dhe Spanjës. Në stadiumin “Bernabeu” në Madrid, Barcelona shënoi fitore me rezultat 2-0, falë golave të Mesit (33’) dhe Pedros (56’). Katalanjasit me këtë fitore marrin kreun e tabelës me 80 pikë të tubuara, duke e lënë Realin në vend të dytë me 77 pikë. Për madrilenët është disfata e parë në “Bernabeu” në Primera Divizion, pas serisë prej 15 fitoreve në po aq ndeshje të zhvilluara. Barcelona më këtë fitore shkon drejt mbrojtjes së titullit në Spanjë, ndërsa Realit si duket me gjithë ato investimet që ka bërë, mbetet pa asnjë trofe. Megjithatë, shpresa ka ende Reali sepse janë edhe 7 javë deri në fund dhe në futboll mund të ndodh shumëçka. Sfida e ardhshme për Realin do të jetë kundër Almerias si mysafirë gjatë ditës së mërkurë (15 prill), ndërsa një ditë më parë, Barcelona do të përballet me Deportivo La Korunjën në ‘Nou Kamp’

10 April 2010

formacioni i ndeshjes real madrid - fcbarqa


real madrid - fcbarcelona te ftuarit


Barcelona është tashmë në Madrid

Piqué, a la llegada del equipo a Madrid Foto: Joan Monfort

Sot ne ora 12:15 19 futbollistet e Barcelones arriten ne Aeroportin Baraja ne Madrid
Nga aeroporti pajsaj lojtarët do të shkojë në Monte AC Real Hotel në kryeqytet, ku do te koncentrohen disa orë përpara lojës.

Barcelona është tashmë në Madrid

Piqué, a la llegada del equipo a Madrid Foto: Joan Monfort

Sot ne ora 12:15 19 futbollistet e Barcelones arriten ne Aeroportin Baraja ne Madrid
Nga aeroporti pajsaj lojtarët do të shkojë në Monte AC Real Hotel në kryeqytet, ku do te koncentrohen disa orë përpara lojës.

“EL CLASICO” – DUELI MË I MADH SPORTIV NË BOTË

image A është "El Clasico" dueli më i madh sportiv në botë???

Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit anembanë botës sonte do të jetë e përqëndruar në Madrid, kun ë “Snatiago Bernabeu” do të zhvillohet El Clasico e 160.
Ndeshja mes Realit dhe Barcelonës çdoherë tërheq vëmendje të posaçme të miliona shikuesve rreth rruzulit tokësor. “El Clasico” mund të thuhet se është finalja e kampionatit botëror për klube, me këtë ndeshje nuk mund të krahasohet as derbi ndeshjet mes Mançesterit dhe Liverpulit apo Milanit dhe Interit.
Me shpenzimet marramendëse të Florentino Perezit në fillim të këtij sezoni, “El Clasico” u pasurua edhe më tepër. Vlera e futbollistëve të të dy skuadrave kalon shifrën e 1 miliard eurosh.
Futbolli si sporti më i popullarizuar në botë njeh këtë përballje si “më të madhen” nga të gjithë duelët tjerë.
Edhe sported tjera kanë nga një “Clasico” në vete, mirëpo asnjë nuk arrin famën e “El Clasicos” spanjolle, të cilën këtë sezon ekskluzivisht keni mundësi të ndiqni në programin e televizionit fcbks.
Basketbolli ka përballjen mes Los Anxhelos Lejkers dhe Boston Seltiks, tenisi krenohet me takimin mes Federerit dhe Nadalit, ndërsa futbolli ndërkombëtar njeh rivalitetin mes Argjentinës dhe Brazilit, apo Italisë dhe Gjermanisë.
Mirëpo, a janë këto aq të famshme sa është “El Clasico” mes Realit dhe Barcelonës për të marrë epitetin përballja më e madhe sportive në botë

SONTE “EL CLASICO” NË ALSAT-M

image Reali dhe Barca sonte zhvillojnë përballjen e 160 mes vete

Këtë fundjavë në Primera Divizionin spanjoll do të zhvillohen ndeshjet e javës së 31-të. Në qendër të vëmendjes jo vetëm në Spanjë, por edhe në botë do të jetë kryendeshja e sezonit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” . Kjo ndeshje e njohur si “El Clasico”, këtë sezon mund të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do të shpallet kampion i La Ligës. Ronaldo, Higuain, dhe Alonso përballë do të kenë Mesin, Çavin dhe Iniesta. Milionat e “mbretërve” kundër “magjisë” katalanase do të mund ti ndiqni sonte, ekskluzivisht në me fillim në ora 22:00.
Nën hijen e kësaj përballje do të zhvillohen edhe 9 takimet tjera. Sonte në Alsat-M me fillim prej ora 20:00 vjen përballja mes Viljarealit dhe Sporting Hihonit, ndërsa të dielën me fillim prej ora 19.00 do të mund të ndiqni përballjen mes Espanjolit dhe Atletiko Madridit.

Alves dëshiron Kakan në Barcelona

Mesfushori i Real Madridit, Kaka
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se atij do t’i pëlqente ta shohë Kaka të luajë në Barcelona. 'Alves vazhdimisht kishte mbrojtur bashkëlojtarin e tij brazilian në shtypin spanjoll, pasi ish-lojtari i Milanit ka dështuar pas transferimit në Real Madrid.'I pyetur se kënd do të dëshironte të shohë në Barcelona, Alves ka thënë për Guardian: “Kaka. Jo vetëm sepse ai është miku im, por po ashtu sepse mendoj se ai do të përshtatej mirë”.
“Vërtet më pëlqejnë lojtarët që i kemi, të cilët janë fenomenal, por ai do të na jepte edhe më shumë neve. Jashtë fushe ai është shumë kthjellët. Ai flet pesë gjuhë dhe ka studiuar”, ka shtuar Alves

RONALDO:MESSI TË SHTUNËN NUK MUND TË SHËNOJË GOLA!

image Ronaldo - Mund të fitoj ekipi më i mirë dhe ai ekip do të jetë Real Madridi

Cristiano Ronaldo, futbollisti më i shtrenjtë në botë dhe është mbase i bindur se të shtunën së bashku me Real Madridin do ta kthejnë duarthatë Barcelonën nga “Santiago Bernabeu”. Ronaldo beson se Reali do të fitojë kryendeshjen e javës së 31-të të Kampionatit të Spanjës. Reali-Barcelona luhet të shtunën mbrëma me fillim në orën 22.00. Një superndeshje botërore që me padurim po pritet nga dashamirët e futbollit, jo vetëm që të shohin një shfaqje të bukur futbolli, por edhe të mësojnë se kush mund të jetë më afër titullit të botës. Rivalët e përjetshëm do të zhvillojnë superderbin e 160-të mes tyre. Ronaldo ka pasur kohë të mjaftueshme që të vlerësojë derbin njëkohësisht Barcelonën dhe Messin. “Messi është duke pasur një kampionat fenomenal dhe duke jetuar një moment të shkëlqyer. Është një nga futbollistët më të mirë të kohës. Jam duke bërë mirë, jam i lumtur dhe i sigurt se vitet që do të kaloj këtu do të jenë shumë të mira. Messi dhe unë nuk jemi të vetmit futbollistë që do të luajnë dhe kjo nuk është ndeshje individuale. Dëshiroj ta ndihmoj Realin të fitoj tituj. Jam i sigurt se Messi dëshiron t’i ndihmojë Barcelonës. Shpresoj se Messi do të vazhdojë të shënoj gola, por jo të shtunën. Messi nuk luan vetëm dhe futbollistë përreth tij meritojnë lëvdata, Ai është fenomenal, por edhe bashkëlojtarët e tij janë të mirë. Barcelona është ekip komplet, kurse ne jemi ende duke ngecur paksa por shpresoj se do të kompletohemi më shumë se ç’ jemi. Është ndeshje e shkëlqyer, ndeshje speciale. Por kjo nuk do të jetë hera e parë ose e fundit që luaj. Dëshiroj të fitoj, në mënyrë që të jemi përpara tyre. Nuk kam asgjë kundër Barcelonës dhe ne jemi ekipi më i mirë në Ligë. Mund të fitoj ekipi më i mirë dhe ai ekip do të jetë Real Madridi”, tha Ronaldo

Jose Pinto nënshkruar marrëveshje të re me Barcelonën

 Portieri rezervë i Barcelonës, Jose Pinto (Foto: Fansfc)
Portieri rezervë Jose Pinto ka nënshkruar vazhdimin njëvjeçar të kontratës me Barcelnën.
34-vjeçari, marrëveshja e të cilit skadon në fund të sezonit, tash është lidhur me gjigantin katalanas deri në qershor të viit 2011. Klauza blerëse prej 5 milionë eurosh mbetet e njëjta në kontratë.
:Pinto iu bashkua Barcelonës nga Celta Vigo në janar të vitit 2008, fillimisht si huazim, dhe mbulon portierin e parë Victor Valdes.

LA LIGA: “EL CLASICO” NË ALSAT-M

image

Këtë fundjavë në Primera Divizionin spanjoll do të zhvillohen ndeshjet e javës së 31-të. Në qendër të vëmendjes jo vetëm në Spanjë, por edhe në botë do të jetë kryendeshja e sezonit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” . Kjo ndeshje e njohur si “El Clasico”, këtë sezon mund të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do të shpallet kampion i La Ligës. Ronaldo, Higuain, Kaka dhe Alonso përballë do të kenë Mesin, Ibrahimoviqin, Çavin dhe Iniesta. Milionat e “mbretërve” kundër “magjisë” katalanase do të mund ti ndiqni ekskluzivisht në ALSAT-M të shtunën me fillim në ora 22:00. Nën hijen e kësaj përballje do të zhvillohen edhe 9 takimet tjera. Të shtunën në Alsat-M me fillim prej ora 20:00 vjen përballja mes Viljarealit dhe Sporting Hihonit, ndërsa të dielën me fillim prej ora 19.00 do të mund të ndiqni përballjen mes Espanjolit dhe Atletiko Madridit.

DYSHET E JAVËS SË 31-të:
MALAGA - SEVILLA
TENERIFE - VALLADOLID
VILLARREAL - SPORTING
XEREZ - GETAFE
REAL MADRID - BARCELONA
ATHLETIC B - ALMERIA
DEPORTIVO - RACING SANTANDER
OSASUNA - ZARAGOZA
ESPANYOL - ATLETICO M
MALLORCA - VALENCIA

Terry: Messi mund të mbyllet vetëm nga dy mbrojtës

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi (Foto: AP)
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se për ta ndaluar superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, duhen dy persona.
Messi shënoi të katër golat e fitores 4-1 të Barcelonës ndaj Arsenalit gjatë të martës, ndërsa sonte udhëton në Bernabeu në derbin ‘el Classico’.
“Mendoj se mënyra më e mirë për ta ndaluar Messin është ta lejosh mbrojtësin tonë të majtë Ashley Cole të përpiqet ta pengojë edhe atë diku në mesfushë. Ai është aq i mirë, i mrekullueshëm dhe i paarritshëm në kohë”.
“Nëse vjen brenda (zonës së rreptësisë) në çdo kohë duhen dy persona për ta ndaluar atë. Nuk mund t’ia dilni me të një në një. Kam qenë i impresionuar me atë këtë javë dhe ai është një talent i veçantë, veçanërisht kur luan në Nou Camp”, ka thënë Terry

Alves: Rooney më i mirë se Ronaldo

Ronaldo e Runi, Foto: Ole Ole
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka vazhduar me deklaratat e tij sensacionale para ‘el Classicos’ duke thënë se Wayne Rooney është më i mirë se Cristiano Ronaldo me ç’rast për Leo Messin thotë pa kurrfarë dyshimi ai është më i miri në botë.
“Vërtet e kam një pikë të dobët te Rooney…ai është i pabesueshëm, fantastik. Ai është i mrekullueshëm. Mënyra se si luan… Ai është perfekt”.
“Ai është më i mirë se Cristiano Ronaldo, por Ronaldo ia morri protagonizmin vitin e kaluar”.
“Messi është pa kurrfarë dyshimi futbollisti më i mirë në botë. Sa për Unitedin, tani United është një ekip i vërtetë dhe jo kur e kishte Ronaldon”, përfundoi Alves

La Liga: Futbollistët në grevë


Asociacioni i lojtarëve në Spanjë (AFE) ka bërë thirrje për grevë për shkak të bllokimit të pagave, protesta të cilat do të ndikojnë në moszhvillimin e ndeshjeve në katër kampionatet e Spanjës nga 16 deri më 19 prill. .Kjo grevë do të mbahet në javën e 33-të të Primera Divisionit dhe Segunda Divisionit, ashtu si në kategoritë tjera më të ulëta. Kjo grevë do të respektohet nga të gjithë lojtarët në La Liga, La Segunda, La Segunda B dhe Tercera Division.
'Nëse AFE nuk gjen zgjidhje për kompensimin e borxheve të klubeve ndaj lojtarëve që llogaritet të jetë rreth 4 milionë euro, atëherë pritet të merren masa tjera.'
/Ndeshjet e prekura të javës së 33-të në La Liga janë: Malaga – Valladolid, Sevilla – Sporting, Tenerife – Getafe, Villareal – Atletico Madrid, Xerez – Racing, Espanyol – Barcelona, Deportivo – Almeria, Real Madrid – Valencia, Athletic Bilbao – Zaragoza dhe Mallorca – Osasuna

jty

08 April 2010

1 Lajm shokues per t'gjith

1 Lajm shokues per simpatiziesit e real madridit se: PORTIERI ME I MIR NE BOT IKER CASILLAS NUK DO TA KET FATIN TA SHIJOJ NDESHJEN DERBY TE "el clasico" SEPSE FATKQESISHT E KA KAPLUAR GRIPI ME I RI QE KAPLOI BOTEN? "Gripi i Messit" hehe Don't worriedd..........
by.kumonova

Mourinho dizajnon planin për ta ndalur Messin

Jose Mourinho, Foto: Getty Images
Jose Mourinho ka filluar të mendojë për sfidën ndaj Barcelonës, duke marrë menjëherë një laps, një letër dhe një DVD të Lionel Messit për të dizajnuar strategjinë e ndaljes së asit të Barcelonës.
Il Corriere dello Sport njofton se strategu i Interit ka filluar të planifikojë mënyra të ndryshme për të ndalur sulmuesin argjentinas kur klubet të takohen në gjysmëfinalen e parë më 20 prill në San Siro.
"Krahas shikimit të DVD-ve të Messit me stafin e tij, Mourinho ka dërguar anëtarë të stafit për ta shikuar Messin në aksion ndaj Real Madridit në ‘el Classico’ të shtunën. Stafi i deleguar nga Mourinho do ta shikojë dhe ndeshjen e mesjavës që Barcelona e zhvillon kundër Deportivo La Corunas.
"Më pas, Mourinho do të udhëtojë personalisht për të shikuar derbin ndaj Espanyolit më 17 prill, vetëm tri ditë para se të zhvillohet gjysmëfinalja e parë.
"Ai gjithashtu pritet të bëjë një plan mjaft përmbajtjesor që do t’ua shpjegojë mbrojtësve dhe mesfushorëve të tij. Walter Samuel, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti do t’i nënshtrohen mësimeve shtesë se si ta ndalin bashkëkombësin e tyre

Stoichkov: Reali do ta sulmojë Messin nga të gjitha anët

Hristo Stoichkov
Ish-futbollisti i Barcelonës, Hristo Stoichkov, ka deklaruar për Marca se Barcelona do ta fitojë ‘el Classicon’ e Bernabeut, duke shtuar se Reali do ta ketë pikësynim neutralizimin e Messit.
“Barcelona do ta fitojë ‘el Classicon’ e Bernabeut. Real Madridi do ta sulmojë Messin nga të gjitha anët”.
“Shpresoj se Mejuto Gonzalez do të shohë gjithçka në fushë, sepse dyshoj në aftësitë e tij”.
“Unë e urrej Real Madridin dhe Los Blancos”, përfundoi Stoichkov

SA, 900 DOLLAR PËR LEO? JO FALEMINDERIT...

image Messi me motrën Maria Sol dhe vëllaun Rodrigo

Skuadra e River Plate, kishte mësuar shumë herët për talentin të cilin e posedon Messi, por megjithatë ishin tërhequr nga angazhimi i tij kur kishin mësuar se në muaj për shërimin e tij duhet të paguajnë nga 900 dollarë.
Me vetëm pesë vjet dhe dy muaj Leo Messi kishte marrë topin në ndeshje futbolli dhe kishte mashtruar të gjithë kundërshtarët për të shënuar gol me të majtën. Që nga ajo kohë ishte bërë e ditur se çudia prej fëmiu vjen nga skuadra lokale Grandola, e cila drejtohej nga babai i tij Jorge.
DY vjet më vonë kalon te skuadra e Newell’s Old Boys dhe këtu e kishin zbuluar drejtuesit e skuadrës së River Plate. Megjithatë shtatshkurtri Leo, nuk ishte më fëmijë i shëndoshë. Mjekët kishin vërtetuar se Messi vuan nga çrregullimi i hormoneve të rritjes, ashtu që në moshën 11 vjeçare futbolli doli në plan të dytë. Familja e tij kishte filluar të mendojë vetëm për shërimin e të birit të tyre.
River Plate e dëshironte, por kur kishin mësuar se për shërimin e tij për çdo muaj duhet të paguajnë nga 900 dollarë kishin hequr dorë nga Messi.
Drejtuesit e Barcelonës, kanë ftuar babin e Messit dhe i kanë bërë me dije se këta janë të gatshëm të paguajnë shpenzimet për shërimin e futbollistit por me kusht që e tërë familja të shpërngulet në Spanjë. Nga të ardhurat e prindërit dhe të ëmës familja e tij mezi mbijetonte dhe vendosën të shpërngulen në Barcelonë, nga ajo kohë ka filluar të shkruhet historia e Messit.

Guti: Ky do jetë ‘el Classico’ i fundit për mua

Guti, Foto: Reuters
El Classico’ i të shtunës përveç se do e vendosë titullin në La Liga, do të jetë edhe derbi i fundit për Jose Maria Gutin, i cili pohon se nga sezoni i ardhshëm nuk do jetë më lojtar i Real Madridit.
“E ardhmja ime është e qartë. Ky definitivisht do të jetë ‘el Classico’ i fundit për mua. Sipas situatës sot, nuk ka gjasa që unë të vazhdoj te Reali. Unë kam edhe një vit në kontratë por shpresoj se do të kuptohemi. Jam i sigurt se do të mirëkuptohem me Realin pasi që nuk ka gjasa që unë të qëndroj më këtu dhe dua të largohem”.
“Nuk ka nevojë të bëhet dramë për gjithë këtë, koha kur do të luash më pak vjen për secilin dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Gjëja më e rëndësishme është që të largohem me dinjitet, sidomos nga një klub si Real Madridi”.
“Unë mund të luaj edhe dy vite futboll. Ideja është që të shkoj në Angli, Itali, apo në ndonjë nga vendet Arabe. Varet nga ofertat. Numrin 14 do t’ia lë Xabi Alonsos sepse ai e do atë. Unë do të vazhdoj ta kem zemrën te Reali”, deklaroi Guti për radio Onda Madrid

Maradona krahason Messin me Zotin

Messi dhe Maradona, Foto: Getty Images
Pasi që pa Messin duke shkatërruar çdo gjë para vetes ndaj Arsenalit, trajneri i tij te kombëtarja argjentinase Diego Maradona, ka tejkaluar çdo kufi duke e krahasuar Lionel Messin me Zotin.
Të gjithë janë mahnitur nga e bëma e Lionel Messit të martën në Camp Nou ndaj Arsenalit, që vuri vulë se është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë për Barcelonën, ndërsa legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka pasur guximin ta krahasojë atë me Zotin.
“Ne jemi të gjithë të lumtur për të dhe ne e dimë se sa me fat jemi që ai është argjentinas. Për momentin, ai po luan futboll më mirë se Zoti. Unë i kam thënë atij se koha ime ka kaluar. Unë i kam thënë se është në dorë të tij se çfarë mund të bëjë në karrierë dhe në fund do ta shohim se kush ishte më i miri”.
“Është thënë se Messi nuk ka pasion kur luan për Argjentinën, por unë e kam parë për së afërmi dhe them se mund të mbështetem në të. Dua që lojtarëve të mi t’ua shtoj besimin dhe mendoj se kjo skuadër ka më shumë talent se ajo e vitit 1986. Kam besim të madh në këta djelmosha dhe njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan. Nëse duhet të ndërmarr rreziqe, këtë dhe do ta bëj”, deklaroi Maradona

Ronaldo: Messi nuk do shënojë në ‘el Classico’

Cristiano Ronaldo, Foto: Getty Images
Cristiano Ronaldo ka vazhduar me deklaratat retorike para ‘el Classicos’, duke thënë në një konferencë për shtyp se Barcelona është ekip më i kompletuar, por se Messi do ta ketë të vështirë të përsëris atë që bëri ndaj Arsenalit.
“Lojtari më i mirë në botë? Hmm, unë jam më i vjetër, më i gjatë dhe më i gjerë se Messi”, theksoi me shaka Ronaldo.
“Ai po kalon një sezon fenomenal dhe ai është njëri prej më të mirëve, si tani ashtu dhe në të gjitha kohërat. Unë po luaj mirë, dhe jam i kënaqur sepse e di që vitet e ardhshme do të jenë shumë të mira”.
“Messi vs unë në ‘el Classico’? Messi dhe unë nuk jemi lojtarë që luajmë individualisht. Unë dua t’i ndihmoj Realit të fitojë tituj, ashtu si Messi Barcelonës. Shpresoj se Messi të vazhdojë të shënojë gola, por të shtunën ai nuk do të shënojë. Messi nuk luan vetë dhe bashkëlojtarët e tij janë për t’u lëvduar. Ai është fenomenal por edhe ata përreth tij janë gjithashtu. Barcelona është ekip shumë i kompletuar dhe neve na mungon një gjë e kësaj. Shpresoj se ne do bëhemi më të kompletuar”.
“‘El Classico’? Do të jetë ndeshje e madhe, një ndeshje e veçantë. Por nuk do jetë as ndeshja e parë e as e fundit. Unë dua të fitoj që të jemi para tyre në tabelë. Nuk kam asgjë kundër Barcelonës pasi që jemi dy ekipet më të mira në Spanjë. Le të fitojë ekipi më i mirë dhe ai ekip të jetë Real Madridi”.
“Hakmarrje për 2-6? Janë dy ndeshje të ndryshme me lojtarë të ndryshëm. Ne nuk e ndjejmë nevojën për hakmarrje. Ne e dimë se kjo ndeshje mund ta vendosë La Ligën. Ne kemi si synim ta fitojmë këtë ndeshje”, përfundoi Ronaldo

Ibra: Fitimi i LK në Bernabeu do jetë fantastik

Zlatan Ibrahimovic, Foto: AP
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se triumfi në Ligën e Kampionëve, në shtëpinë e Real Madridit do të përbënte një titull më të ëmbël.
“Ne po e shkruajmë historinë dhe jam krenar që jam pjesë e saj. Fitimi i titullit në Bernabeu do të ishte fantastik pasi që po bëjmë gjithçka për të qenë në finale”, thotë Ibra, i cili shprehet të jetë i sigurt se skuadra e tij do ta eliminojë Interin (në gjysmëfinale).
“Barcelona dhe Interi janë dy ekipe të ndryshme. Këtu duhet të mbani topin, kurse në Itali mendojnë se një gol është i mjaftueshëm”, deklaroi Ibrahimovic për La Gazzeta dello Sport

Baggio: Interi mund ta ndalojë Bacelonën

Ish-sulmuesi i Interit, Roberto Baggio (Foto: Oleole)
Roberto Baggio thotë se Interi do të ketë një punë të vështirë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, por mendon se nerazurët mund t’i ndalojnë blaugranët.
Legjenda italiane thotë se mundësia më e mirë që Interi ta ndalojë Barcelonën është të mos i lejojë ata të futen në San Siro.
“Nëse marrim parasysh se Barcelona është kampion dhe për tre vite ka arritur në gjysmëfinale dhe nëse shihni se çfarë kanë bërë ata këtë sezon në ndeshjet kundër Interit, është e drejtë të thuhet se janë favoritë”.
“Si mund të ndalohen? I ndaloni duke mos i lejuar të futen në San Siro! Pak Shaka. Interi më duket ekipi i duhur që mund ta ndalojë Barcelonën. Për lojtarët, ndeshjen dhe mentalitetin, ata kanë mjetet për të shqetësuar Pep Guardiolan”, ka thënë Baggio

Messi: Italia? Kurrë mos thuaj kurrë

Lionel Messi (Foto: Guardian)
Lionel Messi nuk përjashton që më vonë gjatë karrierës së tij të preferojë të luajë në Itali.
“Në Itali një ditë? Nuk e di, gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj këtu. Në futboll kurrë nuk mund të thoni kurrë, por ideja ime është që të mos largohem”, ka thënë Messi.
"Argjentinasi, i cili ndihmoi Barcelonën të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas katër golave të shënuar në takimin kundër Arsenalit, aktualisht është futbollisti më i mirë në botë.
"Ylli i Barcelonës tashmë një kohë është cak i Interit me presidentin Massimo Moratti që në disa raste ka shprehur dëshirë për ta pasur atë në radhët e veta.

Alves: Barcelona është gjithçka e mirë në futboll

Daniel Alves (Foto: AP)
Daniel Alves thotë se ekipi i Barcelonës që drejtohet nga Pep Guardiola përfaqëson gjithçka të mirë që mund të ketë futbolli.
“Filloni të luani futboll si fëmijë pasi ëndërroni të luani në mbrëmje si këto. Nëse ju pëlqen futbolli, siç na pëlqen neve, atëherë është për shkak të kualitetit, lojës së mirë, paraqitjes inspiruese dhe ne jemi të tmerrshëm kundër rivalëve të vështirë”, ka thënë mbrojtësi brazilian.
"Barcelona të shtunën e ka edhe një ndeshje tjetër të rëndësishme, derbin ‘el Classico’ kundër Real Madridit në Bernabeu, ndeshje e cila mund të jetë vendimtare për titullin e kampionit të Spanjës

Xavi: Messi larg më i mirë se tjerët

Mesfushori i Barcelonës, Xavi
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se bashkëlojtari i tij Lionel Messi qëndron i vetëm si lojtari më i mirë në botë.
22-vjeçari argjentinas arriti i vetëm të mposhtë Arsenalin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke shënuar katër gola.
“Leo është në një nivel krejtësisht tjetër nga çdo lojtar tjetër në botë, në një nivel krejtësisht tjetër. Nëse jeni me fat mund të gjeni një lojtar si ky vetëm një herë në një çerek shekulli”, ka thënë Xavi.

Forlan: Aguero para Messi

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Forlan
Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Forlan, thotë se secilën herë ai do ta zgjedhë Sergio Agueron para yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
“Messi ose Aguero? Preferoj Agueron pasi ai është bashkë-lojtari im, por duhet ta pranoj se të dy janë lojtarë të shkëlqyeshëm, të talentuar dhe me një të ardhme të shkëlqyeshme” ka thënë Forlan.
"Sulmuesi uruguaian ka komentuar edhe takimin e sotëm të Europa League kundër Valencias duke thënë se ata janë më se të motivuar.
“Është një ndeshje e rëndësishme dhe për ata të cilët gjithmonë ëndërrojnë të luajnë kundër një rivali të madh si Valencia dhe po ashtu në shtëpi me njerëz shumë të motivuar. Ne shpresojmë të nxjerrim një rezultat të mirë dhe të kalojmë në rundin e ardhshëm”, ka thënë më tej Forlan

MARADONA: MESSI DO TË DËSHMOJ SE ËSHTË MË I MIRË SE UNË DHE PELE

image Maradona:Nëse fitojmë Kupën e Botës 2010, atëherë përgjigjen e përjetshme “Cili është më i mirë - Pele apo Maradona”, do ta zgjidhim. Ai është argjentinas...

Diego Armando Maradona i cili një herrit është edhe trajner i Lionel Messit në ekipin kombëtar të Argjentinës, tha se ylli i Barcelonës është në rrugë të mirë për tu bërë futbollist më i madh i të gjitha kohërave. Sipas tij, Messi do të ndihmojë Argjentinën për të fituar titullin botëror dhe në atë mënyrë do të dëshmojë se është më i mirë se Don Diego dhe Pele.
“Messi është më i miri në botë dhe një figurë kyçe te Barcelona. Kur ai luan, ne thjeshtë gëzohemi, futbolli i tij është i një niveli tjetër. Nëse fitojmë Kupën e Botës 2010, atëherë përgjigjen e përjetshme “Cili është më i mirë - Pele apo Maradona”, do ta zgjidhim. Atëherë as brazilianët, as spanjollët, as anglezët, as gjermanët nuk do të mund të kundërshtojnë se futbollisti më i mirë në historinë e futbollit është argjentinas” - tha Maradona.
“Ne biseduam shumë pas ndeshjes miqësore kundër Gjermanisë. Kemi biseduar dy orë të plota në hotel, duke i folur për përvojën time dhe duke e paralajmëruar se çdo javë para tij do të ketë sfida edhe më të mëdha dhe se duhet të jetë në gjendje për ti kapërcyer ato. Me sa shoh unë, ai po arrin” - tha Don Diego

MARADONA: MESSI IK NGA DROGA, MOS GABO SI UNË...

image Maradona këshillon Messin që të jetë i kujdesshëm

I vetëdijshëm se në përfaqësuesen e tij ka futbollistin më të mirë në botë për momentin,trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona potencoi se Mesi është në rrugë të mirë të bëhet futbollisti më i mirë në histori.
"Ai është në rang më të lartë, më i miri në botë dhe futbollisti kyq në suksesin e Barcelonës" theksoi Maradona, për të cilin shumica e njerëzve besojnë se është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit.
Karierën e tij të mahnitëshme, Maradona e shkatërroi me gabimet e tij katastrofale në jetën e tij private përplot me alkohol dhe drogë. I vetëdijshëm se çka sjell fama e madhe, Maradona sot ia tërheqi vërejtjen Leo Mesit
"Mesit i duhet qetësi në jetën private. I duhet familja e tij dhe e dashura. Asgjë më tepër. Nëse nuk i rrespekton këto, ai do të përfundojë si unë, në jetën e drogës. Kam biseduar me atë shumë, posaqërisht pas ndeshjes miqësore me Gjemraninë dhe i kam treguar se çka më ndodhi mua. I kam thënë që të ketë shumë kujdes në shoqëri. Karriera ime ka përfunduar ndërsa ai sapo ka filluar të shkëlqejë dhe nëse vazhdon kështu, me padyshim ai do të jetë futbollisti më i mirë në historinë e futbollit" përfundoi legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.

MARADONA: "DO TË JETË MË I MIRI KUR DO TË FITOJË BOTËRORIN"

image Messi, a do ta rrëzojë nga piedestali idolin e tij, Maradonën???

"Messimania" nuk ka të ndalur. Pas një tjetër paraqitje spektakulare të argjentinasit të Barcelonës dhe katër golave të shënuar ndaj Arsenalit, ka folur edhe seleksionuesi i Argjentinës, Diego Armando Maradona. Legjenda e futbollit botëror pajtohet se Messi për momentin është futbollisti më i mirë në botë.
Mirëpo i pashmangshëm ka qenë mendimi i numrit një të pankinës argjentinase për krahasimet dhe bindjet se Messi që tani ka kaluar Pelen dhe Maradonën si futbollisti më i mirë në historinë e këtij sporti.
"Për atë se a është Messi më i miri në histori mund të flitet kur ai të përfundojë karierën. Mirëpo është në rrugë të drejtë, ndërsa nëse fiton Kampionatin Botëror me Argjentinën do të ketë edhe më shumë gjasa të bëhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave", - theksoi Maradona

07 April 2010

fcbarcelona 4-1 arsenal foto

Messi260
Messi255
image
Images: Miguel Ruiz / Àlex Caparrós (FCB).
Images: Miguel Ruiz / Àlex Caparrós (FCB).
Images: Miguel Ruiz / Àlex Caparrós (FCB).

SI TË NDALET MESSI? NË PANKINË ULNJA MARADONËN

image Messi nuk do kishte shënuar në këtë mënyrë, nëse Maradonën e ka në pankinë.

Kolumnisti Marcin, para 'El Clasico' në mënyrë ironike futbollistëve të realit të Madridit iu ka treguar se si mund ta ndalin Lionel Messi. Sipas ti argjentinasi mund të ndalet vetëm nëse në pankinën e tij është i ulur Diego Armando Maradona
Si ta ndalim atë njeri?, është titulli i gazetës prestigjioze spanjolle Marca e cila vëmendje të madhe i kushton kryendeshjes të futbollit botëror në të cilën në Santiago Bernabeu të shtunën do të përballen Reali dhe Barcelona. Messi në mënyrë individuale eliminoi Arsenalin nga Liga e Kampionëve dhe me lojën e tij sërish mahinit botën. Me paraqitjen e tij janë të impresionuar edhe futbollistët e Realit të Madridit.
“Patjetër duhet ti përkuleni, pasi që ai është futbollist i cili sjell dallim. Patjetër duhet të jemi të koncentruar dhe të tregojmë respekt maksimal ndaj Barcelonës” – ka thënë futbollisti i “mbretërve” Segio Ramos.
Sipas “AS-it” në këtë ndeshje Messin do të duhet ta ruaj Arbeloa. Përse? Për shkak se në katër ndeshjet e mëparshme me sukses e ruajti. Nga ana tjetër kolumnisti Marcin, në mënyrë ironike ka thënë se Messin, mund ta ndalin vetëm nëse në pankinën e tij do të ishte ulur Diego Armanda Maradona, trajner i përfaqësueses së Argjentinës. Marcin në këtë mënyrë e bën të qartë se përse Messi luan dobët në ekipin përfaqësues.

Guardiola ua ndalon lojtarëve të flasin për ‘el Classicon’

Pep Guardiola, Foto: AP
Sipas Marca, në mënyrë që të shmangen deklaratat e flakta para takimit vendimtar ndaj Realit, trajneri i Barcës, Pep Guardiola ua ka ndaluar lojtarëve të tij të flasin për ‘el Classicon’.
Të martën, pas ndeshjes ndaj Arsenalit, Guardiola tha se nuk dëshiron të flasë ende për duelin ndaj Real Madridit. Ndërsa të mërkurën, në një konferencë për shtyp në promovim të librit të Gerard Piques, ishte ky i fundit që tha: “ Është mirë të mos flas për duelin Madrid – Barcelonë”.
"Për më shumë, Guardiola ka anuluar të gjitha intervistat e lojtarëve të tij për mediat spanjolle pasi që ai do të jetë njeriu i vetëm nga shtabi i Barcelonës që do të flasë për ‘el Classicon’ në një konferencë të enjten

Barcelona vs Arsenal në VIP Shpija


VIP Shpija I zoti i shpisë i dha një dhuratë banorëve duke ju dhënë mundësinë të shohin Live ndeshjen Barcelona me Arsenalin.


Banorët u ndanë në dy grupe dhe shikuan ndeshjen së bashku.


Shumica e banorëve simpatizuan Barcelonen e cila edhe fitoj ndeshjen përveç Kastros dhe Osmanit të cilët mbetën shumë të zhgënjyer.

MESSI: ME RËNDËSI ËSHTË QË BARCELONA TË VAZHDOJË ME FITORE

image Messi: gjëja më e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë me fitore

Ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili shkëlqeu në mbrëmjen e së martës në “Kamp Nou”, duke shënuar katër gola në fitoren 4:1 ndaj Arsenalit, është shprehur modest edhe përkundër faktit që mediat botërore e kanë quajtur atë një futbollist që vjen nga një planet tjetër.
“Ndjehem shumë mirë, tifozët gjithmonë kanë një raport të mirë me mua. E kemi ditur se duhet të luajmë në këtë mënyrë në fushën tonë. E filluam dobët, por e mbyllëm ndeshjen në mënyrë fantastike”, ka theksuar Messi.
Sa i përket katër golave të shënuar argjentinasi nuk ka dashur të flasë shumë, duke thënë se e rëndësishme është që Barcelona t’i gëzohet fitoreve.
“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë me fitore dhe unë shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. Kanë mbetur ende një punë e madhe për t’u bërë si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në La Liga. Para nesh është një tjetër ndeshje e rëndësishme, ajo kundër Realit dhe duhet të qëndrojmë në këtë ritëm”, ka nënvizuar Messi. Argjentinasi është përgjigjur edhe në pyetjen e gazetarëve nëse do të mund ta përsërisë një paraqitje të tillë si ndaj Arsenalit edhe në “El Classico”, që zhvillohet të shtunën në orën 22:00 në “Santiago Bernabeu”.
“Jo, kjo do të ishte shumë e vështirë. Me rëndësi është që ndaj Realit të fitojmë, 1:0 apo me çfarëdo rezultati, sepse në fund llogaritet fitorja”, ka përfunduar Messi

ERIK ABIDAL MUNGON PËR NDESHJEN ME REALIN

image Abidal mungon për ndeshjen "El Classico"

Mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal nuk do të jetë në gjendje për të luajtur në ndeshjen e së shtunës kundër Realit të Madridit. Shkak për mos prezencën e tij në “Santiago Bernabeu”, është një dëmtimi në abdomen. Mbrojtësi francez u lëndua mbrëmë në ndeshjen kundër Arsenalit, me çka ishte i detyruar që të zëvendësohet nga braziliani Maksuell. Kjo do të thotë se francezi me siguri do të humbasë ndeshjen “El Classico”, në “Santiago Bernabeu”, si dhe ndeshjen kundër Deportivo Lakorunjës. Abidal pritet të kthehet në terren për ndeshjen kundër Espanjollit që në program është pas dy javësh.

PIKE DHE IBRA STËRVITEN INDIVIDUALISHT

image Ende në pikëpyetje për ndeshjen e madhe kundër Realit të Madridit

Paraqitja e mbrojtësit Zherard Pike dhe sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç për ndeshjen e madhe kundër Realit ende është në pikëpyetje. Që të dy stërviten individualisht, me qëllim që të kurohen dhe të jenë të gatshëm për “El Classico”. Deri në ndeshjen e së shtunës me Realin, “katalonasit” do bëjnë edhe dy stërvitje, ndërsa nga kampi “blaugran” shpresojnë të paktën njëri prej tyre të jetë i gatshëm për sfidën e madhe. Sot në qendrën stërvitore “Siudad Esportiva”, trajneri Pep Guardiola me futbollistët e tij bëri disa stërvitje të lehta me qëllim që futbollistët të mos jenë edhe aq shumë të ngarkuar veçanërisht pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Arsenalit, në të cilën ndeshje skuadra kampione, shënoi fitore me rezultatin 4:1, kështu duke arritur deri në gjysmëfinale ku do të përballet me kampionin e Italisë, Interin. Ndaras nga shokët e tjerë të skuadrës u stërviten Çavi, Jaja Ture dhe Gabi Milito.

ROBI BAXHO VIZITON MESSIN NË DHOMAT E ZHVESHJES PARA NDESHJES ME ARSENALIN

image Ylli i dikurshëm i futbollit italian, Roberto Baxho respekt të madh për argjentinasin, Leo Messi

Ylli i dikurshëm i futbollit italian, Roberto Baxho ka vizituar Messin dhe shokët e tij të skuadrës në dhomat e zhveshjes para ndeshjes së mbrëmshme kundër Arsenalit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, në të cilën ndeshje “katalonasit” shënuan fitore të lartë me rezultatin 4:1, ndërsa pikërisht Messi ishte hero i skuadrës së trajnerit Guardiola, duke shënuar të katër golat.
“Robi Baxho erdhi te ne në dhomat e zhveshjes dhe kjo më bën të ndjehem i kënaqur. Ai është një shok i imi dhe i dhashë të drejtën që të flasë me futbollistët e mi. Ai e di që Barcelona është shtëpia e tij”, tha Guardiola. Baxhio ka respekt të madh për argjentinasin, Leo Messi dhe enkas ka shkuar për të që ta shikojë lojën maestro të tij kundër Arsenalit.

MESSI BËN HISTORINË ME BARCELONËN

image Gjithsej 39 gola ka shënuar gjatë këtij sezoni me Barcelonën

Lionel Andres Messi me 4 golat e shënuar mbrëmë kundër Arsenalit, ka arritur që të thyej rekordin e tij personal sa u përket golave të shënuar brenda një sezoni. Messi tanimë ka arritur në kuotën e 39 golave të shënuar, kështu duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar kur brenda sezonit kishte shënuar 38 gola.
Leo Messi ka 26 gola të shënuar në kampionat dhe kryeson në listën e golashënuesve në Spanjë, njëjëtë sikurse edhe në Ligën e Kampionëve ku ka tetë gola të shënuar, dy gola ka shënuar në Kupën e Botës për klube, dy në kuadër të Super Kupës dhe një në kuadër të Kupës së Spanjës.
Dje argjentinasi 22-vjeçar, tejkaloi sulmuesin e Ajaksit, Luis Suarez, i cili deri tani ka 37 gola në të gjitha garat. Arritjet e Messit hynë edhe në historinë e klubit “katalonas”. Messi tani ka 25 gola në Ligën e Kampionëve, kështu duke tejkaluar legjendat e skuadrës si Rivaldo dhe