
Reali ka ofruar 40 milionë euro për blerjen e tij, mirëpo duket se transferimi i tij nuk është aq i lehtë sa mendohej. Në garë për të marrë shërbimet e këtij futbollisti ka hyrë edhe Barcelona, e cila ka ofruar 50 milionë euro, plus sulmuesin Bojan Kërkiq në huazim dhe Martin Kakeresin. Drejtori i Real Madridit, Horge Valdano e ka pranuar se oferta e Barcelonës është më e mirë. "Po të isha në vendin e drejtorit te Valencia, menjëherë do ta pranoja ofertën e Barcelonës. Nuk kam çfarë të them, përveç se ata kanë ofertë më të mirë dhe më atraktive", ka pohuar Valdano, duke shtuar: "Ka kohë që jemi në bisedime me Valencinë, por edhe pa hyrë Barcelona në garë ato u vështirësuan. Ditët e fundit erdhi deri te një mospajtim në lidhje me ofertën tonë dhe kërkesat e tyre.