Te dielen ManUTD luan ne Wembley me Totenhem finalen e Carling Cup dhe me pas duhet te ndjek linjen e suksesit ne ligen e pare angleze, ligen e kampioneve dhe kupen e Anglise.
Ne Old Trafford ne vitrinen e trofeve eshte vendosur kupa e botes midis klubeve kampione te konfederatave. Ne nje interviste dhene tabloidit britanik The Sun, Wayne Rooney thekson: “Shpresoj se suksesi ne kater pista eshte i mundshem.
Ne kemi nje shans te madh ne finalen e Curling Cup, por pozicioni yne eshte solid dhe ne ligen e pare dhe ne kupen e Anglise ku jemi ne cerekfinale. Mendojme se mund te arrijme dhe ne cerekfinalet e liges se kampioneve. E dime se duhet shume pune per kete sukses shumeplanesh, por mendojme pozitivisht, pasi skuadra jone eshte shume me e forte se nje sezon me pare”.
Per Wayne Rooney suksesi ne Uembli eshte nje enderr qe e ka ngacmuar qysh kur ishte femije: “Kujtoje nje finale ne Wembley kur Everton mundi ManUTD. Carling Cup ishte trofeja e pare qe fitova me ManUTD, por ne Kardif.
Tani dua ta fitoje ne Wembley, qe eshte nje vend special ne futbollin anglez”, perfundoi sulmuesi i djajeve te kuq.